Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për krime lufte kundër popullsisë civile

Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për krime lufte kundër popullsisë civile

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër një personi me inicialet S.B. për veprën penale krime lufte kundër popullsisë civile.


Prokuroria Speciale njofton se ndaj të pandehurit është ngritur aktakuza për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale krime lufte kundër popullsisë civile, e ndëshkueshme sipas nenit 142 të Ligjit penale të ish-RSFJ-së, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

S.B. akuzohet se gjatë kohës së luftës, gjatë viteve 1998 – 1999,  kishte marr peng dy viktima të rastit, bashkëshortët T.K. dhe R.K., qytetarë të moshës 60-vjeçare, si dhe ndaj tyre kishte bërë trajtim çnjerëzor, maltretim fizik dhe psikik, ndërkaq ngjarja kishte ndodhur në Bellopojë të Pejës.

Lexo edhe

Video