Ngjarjet e datës 9 maj
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic Radman. Pas takimit do të ketë konferencë për medie. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, 08:30)

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj bën homazhe tek varret e heronjve Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj në 25-vjetorin e rënies së tyre. (Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, Velani, ora 10:00)

Partia Socialdemokrate (PSD) mban një aksion aksion simbolik afër ambasadës së Gjermanisë. (Rr. Azem Jashanica, Lagja Arbëria, ora 11:00)

Qendra Mediale në Çagllavicë organizon debatin me temën “Deklarata e përbashkët e Beogradit dhe Prishtinës për të pagjeturit – mundësitë dhe pritjet”? (Qendra Mediale, Çagllavicë, ora 11:00)

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, do të shënojë Ditën e Evropës 2023 me disa aktivitete. Në orën 11:30,  së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Szunyog do të zbulojë Muralin e Energjisë së Mirë pikturuar në murin anësor të ndërtesës së BE-së në Kosovë në Prishtinë, përballë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, rruga Kosova 1, si dhe do të japë një deklaratë për media. Në orën 12:00, do të marrë pjesë në Masterklasën “Aftësitë e artit në rrugë” në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë dhe në orën 18:00 do ta hapë ekspozitën “Vala tjetër”. Ndërsa në ora 20:00, ai do ta hapë Koncertin e Chopin Piano Fest të Ditës së Evropës në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare në Prishtinë.

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” organizon tryezë me temën “Situata aktuale politike në homotetinë e Kuvendit të Kosovës”. Merr pjesë Jahja Kokaj deputetet i VV-së. (Hotel “Çarshia e Jupave”, Gjakovë, ora 14:00)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Grlić Radman. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:15)

KOK organizon aktivitetin “Atletika për fëmijë”. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024