Ngjarjet e datës 9 korrik

Ngjarjet e datës 9 korrik

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 09:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Amandamentimit të Marrëveshjes kornizë së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZhKE) për financimin e projektit “Reagimi emergjent ndaj COVID- 19”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj do të mbajë konferencë për media. (Zyra qendrore e ATK-së, salla e konferencave, kati I, ora 10:00)


Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, mban konferencë për medie. (Pallati i Drejtësisë, ora 10:00)

“Plisat” nisin peticionin për vendosjen e shtatores së heroit kombëtar Adem Jashari në Prishtinë. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 10:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Liman Kazaz, bëjnë certifikimin e pjesëmarrësve të kurseve artizanale. (Objekti i Qendrës Artizanale, Prizren, ora 10:00)

Lexo edhe

Video