Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Ngjarjet e datës 8 shkurt

Ngjarjet e datës 8 shkurt

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti zhvillon një mëngjes pune me bizneset, të cilë​t do t’i njoftojë rreth përfitimeve nga marrëveshja për nxitje të investimeve. (Hotel Sirius, salla Andromeda, kati 2, ora 08:30)

Këshilli Prokurorial i Kosovës mban online takimin e 195-të. (Ora 10:00)

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Epilepsisë do të ketë prononcime për medie. (Klinika e Neurologjisë, ora 11:00).

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, do të pres në takim u.d. kryeshefin ekzekutiv të Postës së Kosovës Xhevdet Smakiqi, nga i cili do të pranojë Pullën Postare për qytetin e Skenderajt. (Objekti i Komunës së Skenderajt, ora 11:00 – pas takimit mbahet konferencë për media) 

Protestë e qytetarëve pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prizrenit për dënimin 15 vjet burg të Ilir Haxhajt për vrasjen e gruas së tij. (Para Gjykatës Themelore të Prizrenit, ora 12:00) 

Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, u.d. e presidentes, mbajnë takim me qytetarë në sheshin e qytetit të Dardanës. (Ora 12:00)

Shpërndahen materiale edukativo-shëndetësore me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Epilepsisë. (Sheshi “Nёnё Tereza”, ora 13:00)

Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, u.d. e presidentes, mbajnë takim me qytetarë në sheshin e qytetit të Vitisë. (Ora 15:00)

Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, viziton fabrikën për prodhimin e barnave “Trepharm”, do të mbajë tubim në “Ana Benz” dhe në Obiliq. (Korroticë, Restorant “Ana Benz”, ora 17:30)

Agjenda e takimeve të kandidatit të LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti: 


12:30 – Restorant “Diamond” Podujevë. 

14:00 – Shtëpia e Kulturës Obiliq. 

15:45 – Restorant “Anabenz” Fushë Kosovë. 

16:30 – Restorant “Agi3” Lipjan. 

20:00 – Në faqen zyrtare të LDK-së prezantohet programi qeverisës dhe kandidatët për deputetë nga Podujeva, Fushë Kosova, Lipjani dhe Obiliqi. 

Agjenda e fushatës së AAK-së:

13:00- Klinë – Tubim zgjedhor (Hotel Nora) 

15:00 – Vizitë fabrikës “Green” (Radavc, Pejë) 

15:20 – Vizitë fabrikës “Mabeko Group” (Novosellë, Pejë) 

16:00- Istog- Tubim zgjedhor (Pallati i Kulturës) 

Video

error: