Ngjarjet e datës 8 korrik

Ngjarjet e datës 8 korrik

Handikos dhuron afër 40 pajisjeve ndihmëse (karroca, shëtitore, paterica etj) për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK). (Parkingu te Drejtoria e ShSKUK-së, Prishtinë, ora 9:00)

Kuvendi vazhdon seancën plenare. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 201-të. Zoom, ora 10:00)

Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me kompaninë PBC sh.p.k., organizojnë konferencën, e cila shënon përmbylljen e projektit “Krijimi i qendrave kreative në shkollat e mesme të Kosovës”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

Klubi i Prodhuesve të Kosovës mban punëtorinë “Lehtësimi i tregtisë përmes Operatorëve të Autorizuar Ekonomik”. (Hotel “Nartel”, Prishtinë, ora 10:00)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban konferencën për medie ku do të publikohet analiza me titull “Bordet e politikës” për Ligjin për ndërmarrjet publike dhe punën e tyre me fokus të veçantë procesin e përzgjedhjes dhe emërimit të tyre gjatë vitit 2020. (Zyrat e KDI-së, Prishtinë, ora 10:00)


Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vaksinohet kundër Covid-19. Pas vaksinimit, mban një konferencë për medie, me temë: “Vaksinimin në masë të qytetarëve të Kosovës me vaksinën kundër Covid-19!”. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë, ora 11:00)

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) organizon tryezën e diskutimit me zëvendësministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahu, me temën ndikimi i Gjykatës Komerciale në nxitjen e investimeve. (Objekti i OEAK, ora 11:00)

Në prag të pjesëmarrjes së ekipit olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Tokio 2020, Komiteti Olimpik i Kosovës mban konferencë për medie. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11:00)

Kryetarja e Përgjithshëm e OSBE-së, njëkohësisht dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë Ann Linde, si dhe Ndihmës Sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njëkohësisht dhe zëvendësdrejtoresha Ekzekutive e UN Ëomen, Asa Regner mbajnë  konferencën për medie. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë, ora 13:40)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, nënshkruajnë marrëveshjen për ndërtimin e Qendrës Kulturore Turke në Prizren. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 14:30)

Bëhet përurimi i nënkalimit kryesor për vetura dhe këmbësorë në qendrën e qytetit të Ferizaj, i njohur me emrin simbolik “Bashkimi i Qytetit”. (Komuna e Ferizajt, ora 20:30)

Lexo edhe

Video

error: