Ngjarjet e datës 8 dhjetor
Ngjarje
Lexohet për: 3 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Aktivitetet e Ministrisë së Drejtësisë në kuadër të fushatës "16 Ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore":

-Tryezë diskutimi: Trajtimi institucional i rasteve të dhunës në familje. (Hotel “Astoria”, Gjilan, ora 9:30)

-Townhall. (Gjimnazi natyror “Xhavit Ahmeti”, Gjilan, ora 10:00)

-Diskutim “E drejta e grave në trashëgimi”. (Biblioteka Kombëtare Prishtinë, ora 11:00)

-Lansohen tri modulet e reja të integruara në data-bazën për evidentimin e rasteve të dhunës në familje. (Ministria e Drejtësisë, amfiteatri, Prishtinë, ora 15:00)

-Mbahet koncert nga Filarmonia e Kosovës. (Atelieja e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë, ora 20:00)

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mban konferencë për media, lidhur me ngritjen e aktakuzave për krime të luftës. (Prokuroria Speciale, kati 6, rruga “Luan Haradinaj”, Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut mban takimin me rendin e ditës: “Roli i institucioneve të Republikës së Kosovës, në parandalimin dhe luftimin e rasteve të dhunës në baza gjinore dhe dhunës në familje, të arriturat dhe sfidat”. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)

Zyra për Qeverisjes të Mirë, të Drejta të Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe mos Diskriminim-Zyra e Kryeministrit dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR KS) mbajnë tryezën e rrumbullakët, kushtuar 75-vjetorit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe në kuadër të edicionit të 10-të të Javës së të Drejtave të Njeriut. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

Në kuadër të Javës kundër korrupsionit, Lëvizja FOL organizon tryezën e rrumbullakët “Ndikimi i korrupsionit në integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00-12:00)

Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave  të Njeriut - “Dita e Gjykatës së Hapur”. (Gjykata Kushtetuese, Prishtinë, ora 10:00-14:00)

Instituti i Historisë “Ali Hadri” Prishtinë mban konferencën shkencore: "Konferenca e Bujanit: retrospektiva dhe rezultatet historike". (Salla e konferencave në Institutin Albanologjik - Prishtinë, ora 10:00) 

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, Prishtinë, ora 11:00) 

Në kuadër të platformës “Klubi Social i Mitrovicës”, organizatat e shoqërisë civile AKTIV dhe ACDC mbajnë debat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në mjedis sfidues. (Qendra për Energji Qytetare, Mitrovicë e Veriut, ora 11:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit (INL), organizon bashkëbisedim ku do të prezantohet raporti “Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë përmes deklaratave publike”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 13:00 – 14:30)

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton  Projektligjin për organizimin e tregut për produktet bujqësore dhe atë për ndryshime klimatike. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 14:00)

Bëhet hapja solemne e Albi Mall në Gjilan. (Ora 16:00) Albi Mall do të jetë i hapur nga ora 18:00 për vizitorët dhe do të ketë një koncert nga Yll Limani. (Rruga “Lufta e Gjilanit”, numër 44, përballë Agnia Center)

Në kuadër të programit Pop-up Art Week shfaqet video instalacioni “Descent into limbo” nga Gerta Xhaferaj. (Galeria 17, rruga “Henrik Bariq”, numër 10, Prishtinë, ora 18:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024