Ngjarjet e datës 7 shkurt
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes  ndërkombëtare për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Evropa digjitale për periudhën 2021-2027” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 09:30)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton për gjendjen aktuale në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë mban Panel Diskutimi me temën: “Ngritja e kapaciteteve në hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë”. (Hotel “Sirius” në Prishtinë, ora 10:00)

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) lanson projektin 4CRSVsurvivors "Rrugët drejt fuqizimit: Promovimi i drejtësisë, shërimit dhe gjithëpërfshirjes për të mbijetuarit e dhunës seksuale lidhur me konfliktin”. (“Hotel Sirius”, Prishtinë, ora 10:00 – 12:00)

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj dorëzon në Institucionin e Avokatit të Popullit, Ligjin për Skemat Pensionale Kontributdhënëse, me qëllim të procedimit të këtij Ligji për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Me këtë rast, deputeti Dreshaj do të deklarohet para mediave lidhur me këtë çështje, tek hyrja e objektit të Institucionit të Avokatit të Popullit. (Ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton planin vjetor të performancës të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik për vitin 2024 dhe planin vjetor të performancës të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim Projektligjin nr. 08/L-289 për Komisionin e Pavarur të Mediave. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00).

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, mban konferencë për medie lidhur me Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ka përcaktuar se valuta e vetme e lejuar për kryerjen e transaksioneve me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Republikën e Kosovës është euro. (Salla e Konferencave të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, ora 12:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024