Ngjarjet e datës 7 qershor
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të SHBA-ve, Dan Montgomery, drejtori rajonal perëndimor, Ramiro Hernandez, dhe drejtori i Qendrës Amerikane të Solidaritetit me seli në Tiranë, Steven McCloudm, vizitojnë Komunën e Ferizajt. Do të ketë vizitë edhe në shkollën “Tefik Çanga” (09:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, takon drejtorët e Komunës (Shtëpia e Bardhë, Prizren (09:00)

Në kuadër të Javës së Krenarisë organizohet konferenca “Nga kriza në veprim” (Kino Armata, 10:00)

Rrjeti i Grave të Kosovës organizon hapjën e ekspozitës ““Dhuna nuk fshehet brenda mureve” (Sheshi “Isa Boletini” Mitrovicë, 10:00)

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë-KOMF, hap fushatën vetëdijesuese “Në dorën tane” (Sheshi “Skënderbeu”, 10:30)

Mbahet ceremonia e inaugurimit të Qendrës për Lidership në kuadër të UBT-së. Merr pjesë presidentja Vjosa Osmani (Kampusi Inovativ i UBT-së në Lipjan, 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionet për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit (Kuvendi i Kosovës N302, 11:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport pret në takim Dan Montgomery-Nënkryetar i Federatës së Mësuesve të SHBA-ve, Ramiro Hernandez-Drejtor për Rajonin Perëndimor, Steven McCloud-Drejtor i Qendrës së Solidaritetit me seli në Tiranë (Kuvendi i Kosovës C203, 11:30)

Vazhdimi i seancës plenare (Kuvendi i Kosovës, 12:00)

Publikohet Anketa Publike e Manifesta 14 Prishtina (Qendra për Praktikë Narrative, ish-Biblioteka Hivzi Sulejmani, 13:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Vushtrri mban konferencë për media (Selia e LDK-së Vushtrri, 13:00)

Nënkryetari i Federatës së  Mësuesve të SHBA-ve, Dan Montgomery, takohet me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci (14:00)

Nënkryetari i Federatës së  Mësuesve të SHBA-ve, Dan Montgomery, i shoqëruar nga drejtori  rajonal perëndimor  Ramiro Hernandez dhe drejtori i Qendrës Amerikane të Solidaritetit me seli në Tiranë, Steven McCloud, takohen me anëtarë të Këshillit Drejtues dhe me kryesinë e SBAShK-ut (Qendra e Studentëve, 15:00)

Nënkryetari i Federatës së  Mësuesve të SHBA-ve, Dan Montgomery, mban konferencë për media (Qendra e Studentëve, 16:00)

Komuna e Klinës, në kuadër të Festivalit Folklorik organizon Panairin e produkteve vendore (Sheshi “Mujë Krasniqi”)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024