Ngjarjet e datës 7 mars
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mban mbledhjen e radhës. (KGJK, ora 09:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton  raportin me amendamente i Komisionit funksional për Projektligjin për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 09:30)

Mbahet ceremonia zyrtare e hapjes së Ligës Universitare në Futsal, organizuar nga Federata e Sportit Universitar të Kosovës. (Palestra “1 Tetori”, Prishtinë, ora 09:30)

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Rrjeti i OShC-ve për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) mban konferencën për shtyp dhe aksionin simbolik. (Sheshi “Ibrahim Rugova” para Kuvendit të Kosovës, ora 10:30)

Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike organizon diskutim publik me përfaqësuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës. (Qendra për Energji Qytetare - Mitrovicë Veriore, ora 11:00 – 13:30)

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci marrin pjesë në manifestimin për 7 marsin “Dita e Mësuesit”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Prishtinë, ora 13:00)

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë mban sesion informues lidhur me punën përgatitore për Raportin e Progresit për Kosovën 2024.  (House of Europe Prishtinë, ora 13:00 - 14:30)

Mbahet debati “Efikasiteti dhe ndikimi i peticioneve të qytetarëve si mjet i ushtrimit të të drejtave dhe ndryshime në shoqëri”. Merr pjesë ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Qendra Mediale Çagllavicë, ora 14:00)

Me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, Komuna e Skenderajt mban ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve dhe dhuratave për veteranët e arsimit të pensionuar gjatë vitit 2023/24. (Ora 11:00)

Me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së do të mbahet “Nata e zjarreve”. (Prekaz, ora 18:00)

Me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së do të bëhet ndezja e flakadanëve. (Amfiteatri i Sheshit “Zahir Pajaziti” Prishtinë, ora 18:00)

Promovohet libri "Albanica Latina" i autores Majlinda Bregasi. (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë, ora 18:00)

Me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së do të mbahet program artistik. (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj, ora 19:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024