Ngjarjet e datës 7 maj

Ngjarjet e datës 7 maj

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në bashkëpunim me Unionin Arab për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mjedis, organizojnë konferencën ndërkombëtare Arabo-Evropiane në Kosovë-ndikimi i ndryshimeve klimatike në degradimin e tokës. (Hotel Sirius, ora 09:30)

Për nder të 24 vjetorit të rënies së heroit të kombit, Bahri Fazliu bëhen homazhe pranë varrit të tij. (Varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania-Prishtinë, ora 12:00)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Baleti Kombëtar i Kosovës organizojnë akademi përkujtimore në shënim të dy vjetorit të ndarjes nga jeta të ish balerinit dhe drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj. (Teatri Kombëtar të Kosovës, ora 12:00)


Komuna e Gjakovës për nder të Epopesë së Cabratit organizon homazhe në varrezat e dëshmorëve në orën 10:00 dhe homazhe në varrezat e dëshmorëve në Kodrën e Cabratit. (Ora 11:00)

Mbahet dita e tretë e edicionit të 33 të Festivali tradicional folklorik “Hasi Jehon”. (Në Gjonaj të Hasit, ora 18:30)

Për nder të Epopesë së Cabratit shfaqet premiera “Kaligula” në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”. (Ora 20:00)

Video