Ngjarjet e datës 7 korrik

Ngjarjet e datës 7 korrik

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Gjenerali amerikan Wesley Clark viziton Ministrinë e Mbrojtjes ku do të pritet me nderime të larta ushtarake nga njësia ceremoniale e FSK-së. Pas takimit, ministri Armend Mehaj dhe gjeneral Clark do të mbajnë konferencë për medie. (Ministria e Mbrojtjes, ora 10:00)


Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani. (Zyra e kryetarit Gjilan, ora 10:00)

Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) përuron objektin e ri të njësive për përpunimin e ushqimit dhe programin për aftësim profesional në IADK. (Sfaraçak i ulët, Vushtrri. ora 11:00-13:00)

Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) përmes platformës Zoom lanson raportin mbi vlerësimin gjinor “Deficiti demokratik në Kosovë: Pjesëmarrja e plotë e grave”. Folës kryesor në ngjarje do të jenë edhe Vjosa Osmani, presidente e  Kosovës, Saranda Bogujevci, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës. (Hotel “Swiss Diamond”, salla e konferencave Dyar, ora 14:00-15:00)

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.