Ngjarjet e datës 6 tetor

Ngjarjet e datës 6 tetor

Byroja Kosovare e Sigurimit shënon 11 vjetorin e themelimit. (Hotel Venus, ora 09:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Procedurën Përmbarimore. (Kuvendi, salla N303, ora 9:00)

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi në mes Komunës së Prizrenit, shoqatës “Liria” në Suedi dhe OJQ “Handikos Prizren”. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 9:30)

Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston kryesuesin e bordit të drejtorëve të KOSTT, Jeton Mehmetin. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

Komisioni hetimor parlamentar për procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston anëtarët e bordit të KEK-ut, për periudhën 2006-2008. (Kuvendi, salla N10, ora 10:00)

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe UNDP Kosova organizojnë fillimi e fushatës “Festo me zemër, jo me armë” që synon ngritjen e vetëdijes për rrezikun e posedimit dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta. (Swiss Diamond Hotel, salla Artana, ora 10:00)

Oda Amerikane organizon tryezën e rrumbullakët me titullin “Ndërtimi i partneritetit për përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve në Kosovë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli mban konferencë për media me temë “masat për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët”. (Ministria e Ekonomisë, salla e takimeve, ora 11:00)


Komuna e Deçanit organizon mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Deli Lekaj. (Salla e Kuvendit të komunës, ora 12:00)

Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së, organizon protestë kundër diskriminimit dhe standarteve të dyfishta. (Para drejtorisë së QKUK-së, ora 12:00)

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës raporton para Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal lidhur me punën 6 mujore të kwtij viti. (Kuvendi, salla C203, ora 12:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi, salla C301, ora 13:30)

Komisioni hetimor parlamentar për procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston anëtaret e bordit të KOSTT-it, për periudhën 2006-2008. (Kuvendi, salla N10, ora 14:00)

Homazhe pranë arkivolit të ish-komandantit të UÇK-së, Deli Lekaj. (Fshati Lumbardh, Deçan, ora 14:00)

Varrimi i ish-komandantit të UÇK-së, Deli Lekaj. (Fshati Lumbardh, pranë varrezave të fshatit, ora 15:00)

Sekretari gjeneral i FIBA Botës apo numri një i basketbollit në botë, Andreas Zagklis do të takohet me krerët e Komitetit Olimpik të Kosovës (Hotel “Sheraton”, ora 14:30)

Në kuadër të javës së gjidhënies mbahet një diskutim i drejtpërdrejt me Dr. Mynaver Hoxha. (Ora 17:30)

Video