Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Ngjarjet e datës 6 prill

Ngjarjet e datës 6 prill

Komuna e Skenderajt dhe Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së në nderim të dëshmorëve e martirëve në Kuqicë. (Ora 10:00)

Shoqata Down Syndrome Kosova në bashkëpunim me Kompaninë Evrotarget & Evroenergie zyrtarizon bashkëpunimin në kuadër të fushatës ’’A PO M’SHEH ’’ (Rruga Isa Kastrati, nr. 214, Prishtinë, Kosovë, ora 10:00)

Për ta shënuar pranimin e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës do të organizohen një sërë aktivitetesh:

Arritja e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu dhe ceremonia e revistës së trupave të Togut Ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës . (Përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës, hyrja e parë, sheshi Ibrahim Rugova, ora 10:00 – 11:00)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim ekipin e xhudistëve kampionë. (Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-101, ora 11:00 – 11:30)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim nxënësit e Institutit ATOMI. (Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-101, ora 11:30 – 12:00)


Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, e shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, viziton Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë, ora 12:45)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova. (Varri i Presidentit Ibrahim Rugova, Velani, Prishtinë, ora 13:15)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Memoriali për nder të të pagjeturve të Kosovës. Oborri i Kuvendit të Republikës së Kosovës (Hyrja e parë, sheshi Ibrahim Rugova, ora 13:30)

Presidentja e Republikës së Kosovës,  Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Monumenti “Heroinat”. (Sheshi i heroinave, Prishtinë, ora 13:40)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.(Prekaz, Skenderaj, ora 14:30)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës,  gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe gjeneralët e FSK-së. (Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-101, ora 17:00     )

Lexo edhe

Video

error: