Ngjarjet e datës 6 nëntor
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
Ngjarjet e datës 6 nëntor
Foto Ilustruese
3 javë më parë
Linku u kopjua

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 - 16:30)

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), organizon tryezë me temë “Varfëria Energjetike dhe Tranzicioni i Drejtë në Kosovë”. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 10:00)

Komuna e Prishtinës organizon ceremoninë e nisjes së punimeve për projektin “Ndërtimi i Ishullit Urban Arbëri - Pallati i Rinisë”. (Rruga Tirana në Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë e Transfere, shqyrton në parim Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2025. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mban takim me Komisionin e Pavarur tё Mediave lidhur me promovimin e dhunës ndaj grave nё mediat audio vizive -rasti i Klan Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 11:00)

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Seksioni i Shkencave të Natyrës paraqet botimin “Akustike, të folurit dhe muzika” nga Myzafer Limani. (Salla e Akademisë, ora 11:00)

Higher Education Intervention 2025 (HEI’25) publikon raportet: “Transparenca Financiare e Universiteteve Publike 2023” dhe “Profilet e universiteteve publike të Kosovës. (Hotel Swiss Diamont, ora 12:00)

Kolektivi Feminist dhe Përpjekja mbajnë protestë solidarizuese me grevën e punëtoreve teknike të Kuvendit të Kosovës. (Pran hyrjes së Kuvendit në shesh, ora 12:00) 

Shoqata e Pavarur e Gruas “Hareja” bënë pranim dorëzimin e donacionit dhe nënshkrimin e memorandumit të donacionit (rrethojat përreth objektit të Harejës) nga CIMIC-u. (Zyrat e shoqatës, Rahovec, ora 15:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024