Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Ngjarjet e datës 6 mars

Ngjarjet e datës 6 mars

Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” me rastin e Epopesë së UÇK-së. (Prekaz, ora 08:30)

Komuna e Skenderajt dhe Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së. (Prekaz, ora 08:45)

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Ora 09:00)

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. (Prekaz, ora 09:15)

Hapet ekspozitë me fotografi të fotografit Sefer Aliqkaj. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz, ora 10:00)


Për nder të Epopesë së UÇK-së, një delegacion i Nismës Socialdemokrate do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.  (Ora 11:00)

Mbahet turnir në volejboll  me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së. (Shkolla e mesme “Anton Çetta”, Skenderaj, ora 11:00)

Aktivistë të kolektivit Marshojmë s’festojmë do të mbajnë konferencë rreth manifestimit të 8 marsit. (Te amfiteatri në sheshin “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 11:00)

Homazhe te Memoriali i dëshmorëve në Marinë. (Marinë, rruga Skenderaj-Drenas, ora 12:00)

Hapet ekspozitë me 59 fotografi me rastin e Epopesë së UÇK-së. Merr pjesë edhe u.d. e presidentes Vjosa Osmani. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 15:00)

Mbahet akademi përkujtimore me rastin e Epopesë së UÇK-së. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, Prishtinë, ora 17:00)

Video

error: