Ngjarjet e datës 6 korrik

Ngjarjet e datës 6 korrik

Mbahet punëtoria dy-ditore për “Tranzicionin e drejtë energjetik në Kosovë”, e organizuar nga Ministria e Ekonomisë. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. (Restorant “Perla”, kati i fundit, sallat e takimeve, Rr. “Lidhja e Pejës”, numër 177, Prishtinë, ora 09:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut mban dëgjimi publik mbi zbatimin e Strategjisë nacionale për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar në Kosovë 2013 – 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Komisioni për Shëndetësi shqyrton Projektligjin për amendamentimin të marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Luksemburgut për Projektin e bashkëpunimit për zhvillim. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)


Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, raporton në Komisionin për Arsim. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Tiranës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë. (Rektorati i UP-së, ora 11:00)

Promovohet libri “Kuvendi i Bubavecit” (26 prill 1990) i autorit Habib Zogaj. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë, 12:00)

Komisioni për Legjislacion shqyrton në parim i Projektligjit për Gjykatën Komerciale. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Video

error: