Ngjarjet e datës 6 dhjetor
Ngjarje
Lexohet për: 3 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Financave prezanton masën 1.2 për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike përmes mbështetjes shtesë të njëhershme për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit për familjet përfituese të asistencës sociale. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Financave, Hekuran Murati, shefi i Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë Johannes Madsen Stenbaek. (Objekti i Qeverisë, salla P-38, ora 09:00)  

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), Friedrich Ebert Stiftung, IOM Kosova dhe Kantar Index Kosova mbajnë konferencën "Ndikimi i liberalizmit të vizave: Sfidat dhe mundësitë për bizneset nga Kosova". (Klan Arena, Prishtinë, ora 09:00-14:45)

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00-13:00)

Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) organizon edicionin e gjashtë të Konferencës për Integritetin e Informacionit DISICON. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 09:30 - 17:30)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton mbi mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për tregti me jashtë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)

Mbahet konferenca hapëse “Luftimi i gjuhës së urrejtjes: Obligimet e shtetit. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00-13:00)

Ministria e Drejtësisë mban ditën e dytë të konferencës rajonale “Të bashkuar kundër dhunës – Mjaft!” (Hotel “Venus”, magjistralja Prishtinë-Lipjan, ora 10:00)

Në kuadër të Javës kundër korrupsionit, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja Fol, Iniciativa për Progres INPO organizojnë tryezën e rrumbullakët me temën “Ndjekja, gjykimi dhe parashkrimi i korrupsionit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00-12:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban takim me Petrit Malaj, ambasador i Shqipërisë në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 11:00)

Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për metrologji, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, Prishtinë, ora 11:15)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, Prishtinë, ora 11:00) 

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovë organizon tryezën “Analiza e gjendjes momentale dhe trendet e zhvillimit të turizmit në Komunën e Prishtinës”. (Hotel “Grand”, Prishtinë, ora 12:00)

Në kuadër të javës kundër korrupsionit, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) mban konferencë për media me temën “ ‘Amnistimi’ i mos deklarimit të pasurisë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 13:00-13:45)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2022. Të ftuar përfaqësuesit e KGJK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 13:00)

Prezantohen gjetjet e hulumtimit “Veshjet popullore të Kosovës”. (Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës, salla 127, Prishtinë, ora 16:00)

Mbahet diskutim “Nga letra në praktikë: Kosova duhet t’i mbajë zotimet ndaj të mbijetuarave të dhunës në familje”, raporti i Amnesty International. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë, ora 16:00-18:00)

Në kuadër të Ditëve të Bogdanit, mbahet akademi solemne. (Qendra “BogdaniPolis”, Katedralja Shën Nënë Tereza, Prishtinë, ora 19:00)

Mbahet nata e poezisë dhe muzikës rome. (Lokali “Bubble Pub”, Prishtinë, ora 20:00-24:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024