Ngjarjet e datës 5 tetor

Ngjarjet e datës 5 tetor

Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 59. (Salla e konferencave – hoteli “Grand” Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) përmbyll projektin dyvjeçar “Mbështetja e punësimit të të rinjve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë” të financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. ( Zyrat e IADK-së Sfarçak i Poshtëm Vushtrri, ora 10:30-13:00)

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni merr pjesë në funksionalizimin e Tregut të Gjelbër. (Gjilan, ora 12:00)

Agjenda e vizitës në Kosovë të shefit të futbollit të UEFA-s, Zvonimir Boban:

10:00 – Takimi me ministrin Hajrulla Çeku në Ministrinë e Sportit

10:45 – Takimi me kryetarin Përparim Rama në Komunën e Prishtinës


11:30 – Takimi me Komitetin Ekzekutiv në selinë e FFK-së

15:00 – 15:15 Konferencë për media – Stadiumi “Fadil Vokrri”

16:00 – Ndeshja Kosovë-Itali (Kualifikimet e Evropianit U17) – Stadiumi “Fadil Vokrri”.

Drejtori ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku pret në takim  Greet Flore, drejtoreshë menaxhuese e Këshillit të Byrove nga Brukseli. (Zyrat e Byrosë së Sigurimit, rruga “Lidhja e Pejës”, p.n. , ora 11:00) 

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton në parim Projektligjin për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së pandemisë COVID-19. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:30)

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog raporton në Komisionin për Integrime Evropiane. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Organizohet mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e profesoreshës doktor Shqiponja Isufit. (Salla e Teatrit të Qytetit, Prishtinë, ora 13:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike mban takimin për zgjedhjen e ekspertëve. (Kuvendi i Kosovës, C-203, ora 14:00)

Video