Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Ngjarjet e datës 5 maj

Ngjarjet e datës 5 maj

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takim me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi lidhur me vizitën në Bruksel.(Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 09:30)

Rinis vaksinimi kundër COVID-19. (Salla “1 Tetori” Prishtinë, ora 10:00) ​

Komisioni për Bujqësi shqyrton raportin vjetor të Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës për vitin 2020, i ftuar drejtori i Agjencisë. (Kuvendi i Kosovës salla N-303, ora 10:00-11:00) 

Mbahet mbledhja konstituive e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve. (Kuvendi i Kosovës salla N-10, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere formon Grupin Punues për përcaktimin formatit të raportit financiar të RTK-së dhe Grupin Punues për Hartimin  e Planit Vjetor të Punës së Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Lëvizja FOL organizon debatin FOL Hapur me ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 11:00)  

Komisioni për Bujqësi shqyrton raportin vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2020, i ftuar drejtori i Autoritetit. (Kuvendi i Kosovës salla N-303, ora 11:00-12:00) 

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performances “Organizimi dhe menaxhimi i investimeve të teknologjisë së informacionit në institucionet publike’. Të ftuar: Ministri i MFPT, Ministri i MPB, Ministrja e ME dhe Drejtori i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit. (Kuvendi i Kosovës, salla  N-10, ora 13:00)

Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin vjetor të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020 dhe kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë  lidhur me caktimin e përfaqësuesit për përfshirje në grupin punues për hartimin e koncept-dokumentit për zhvillimin e vettingut në sistemin e drejtësisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 13:00)

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti takohet me kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis. (Kati i pari, ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës, ora 14:00, konferenca mbahet në ora 15:00)

Agjenda e aktiviteteve për “Ditën e Dëshmorëve” në komunën e Deçanit:

-Ora 10:00 Seancë solemne për nder të Ditës së Dëshmorëve

-Ora 10:00 Fillon turniri tradicional ne Futsall “Luan Haradinaj” në Palestrën e qytetit

-Ora 10:30 Homazhe në Qendër të qytetit


-Ora 11:00 Homazhe pranë lapidareve, varrezave dhe memorialëve të martirëve dhe dëshmorëve të kombit në të gjitha fshatrat e Komunës së Deçanit

-Ora 13:00 Homazhe në kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan

-Ora 13:30 Vazhdojmë me homazhe në fshatrat tjera

-Ora 16:00 Finalja e turnirit në futsall

Agjenda për shënimin e Ditës së Dëshmorëve në komunën e Gjakovës:

09:00 – Homazhe te lapidari “Shokët e lirisë”

09:10 – Homazhe te shtatorja e heroit Agron Rama

09:15 – Homazhe te varrezat e Dëshmorëve (varrezat e qytetit)

09:40 – Homazhe te lapidari i Dëshmorëve në Nivokaz

10:10 – Homazhe te varrezat e Dëshmorëve në Hereq

10:50 – Homazhe te Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Shqiponjë

11:30 – Homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Rogovë

Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit, Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së degët në Pejë, organizojnë homazhe:

09:30 – Homazhe në qendër të qytetit Pejë, te Obelisku i Dëshmorëve dhe Shtatorja e Heroit Shkelzen Haradinaj

11:00 -Në të gjitha lokacionet e shënuara në tabelë, organizohen homazhe në të njëjtën orë, nga kryetarët dhe kryesitë e nëndegëve të OVL UÇK, së bashku me familjarët e Dëshmorëve të atyre lokacioneve ku gjenden varrezat dhe lapidarët e dëshmorëve.

Në ora 14:00 – 15:00 bëhet nisja e delegacionit për homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Pejës që janë të varrosur në Jabllanicë të Dushkajës, Gllogjan dhe Koshare.

Video

error: