Ngjarjet e datës 5 gusht

Ngjarjet e datës 5 gusht

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Raportin Vjetor i punës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2019 dhe Raportin Vjetor i punës së Këshillit Prokurorial për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla e mbledhjeve plenare, ora 09:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë shqyrton planin e punës së Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)


Oda Ekonomike e Kosovës, Ministria e Drejtësisë dhe USAID-Programi për Drejtësi Komerciale mbajnë forum virtual. Marrin pjesë, Berat Rukiqi, Kryetar i OEK-ut, Selim Selimi, Ministër i Drejtësisë dhe Mahir Tutuli, Gjyqtar nga Gjykata e Apelit. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

Aktorët e Prishtinës mbajnë konferencë për media, me rastin e adresimit të kërkesës  në Drejtorinë e Kulturës në Komunën  e Prishtinës, për krijimin e trupës artistike të Teatrit të qytetit në Prishtinë. (Para Komunës së Prishtinës ( e vjetra) ora 10:00)

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, viziton punimet në hekurudhën e Kosovës, linjën 10, në stacionin hekurudhor në Miradi. (Linja 10, stacioni hekurudhor, Miradi,  ora 10:30)

Vendoset  gurthemeli për ndërtimin e sallës sportive në SHFMU “Pandeli Sotiri”. (Obiliq, ora 12:00)

Lexo edhe

Video

error: