Ngjarjet e datës 4 qershor

Ngjarjet e datës 4 qershor

Kuvendi i Kosovës mban seancë, diskutohet për faljen e gjobave në kohë pandemie. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, merr pjesë në ceremoninë e lansimit të Doracakëve për Mësimdhënës për Edukimin Gjithëpërfshirës Seksual. (Ndërtesën e OKB-së, “Arbëri”, ora 10:00)

Ministri grek, Nikos Dendias pritet në Aeroportin e Prishtinës nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. (Aeroporti “Adem Jashari”, Prishtinë, ora 10:00)

Për Ditën Botërore të Mjedisit, organizohet aksioni i mbjelljes, së fidaneve. (Oborri i QKUK-së, Klinika e Onkologjisë, ora 10:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike, Osman Krasniqi me rastin e shënimit të 5 Qershorit “Ditës së Mjedisit”, marrin pjesë në aksionin e pastrimit në fshatin Kobaj. (Fshati Kobaj, Prizren, ora 10:00)

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla zhvillon takim me homologun e saj grek, Nikos Dendias. Më pas të dy mbajnë konferencë për medie në ora 11:10. (Objekti i MPJD-së, ora 10:30)


Kryetari i Prizreni Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari përurojnë renovimin e tërësishëm të zyrave së Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, dhe inventarizimin e tyre. (Prizren, ora 11:00)

Presidentja Vjosa Osmani pret në takim diplomatin grek, Nikos Dendias. (Presidenca e Kosovës, ora 11:40)

Kryeparlamentari Glauk Konjufca pret në takim ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:20)

Kryeministri Albin Kurti takohet me diplomatin grek, Nikos Dendias. (Qeveria e Kosovës, ora 12:50)

 Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia Qendrore e partisë, ora 13:00)

PDK mban ceremoninë e zyrtarizimit të kandidaturës për Kryetar të Komunës së Ferizajt.(Palestra e Sportit “Bill Clinton”, Ferizaj, ora 15:00)

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: