Ngjarjet e datës 4 dhjetor
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe UNFPA organizojnë konferencën "Preferencat Gjinore dhe Aborti Selektiv - Diskriminimi gjinor dhe praktika të dëmshme ndaj vajzave". (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 08:30-11:00) 

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 10:00-16:00)

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT mban aktivitet në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit, ku do të adresohet dhuna me bazë gjinore në mesin e azilkërkuesve dhe refugjatëve.  ( Mensa “Ramiz Sadiku”, Prishtinë, ora 10:00 – 13:00) 

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Qendra e Kërkimeve Strategjike Ballkanike (BASAM), organizojnë Forumin ekonomik Kosovë-Turqi. (Klan Arena, Prishtinë, ora 10:30)

Instituti i Historisë organizon akademi përkujtimore dhe përuruese të veprës së akademik Ali Hadrit "Studime dhe kritikë historiografike". (Amfiteatri i Institutit të Historisë "Ali Hadri" - Prishtinë, ora 11:00)

Përurohet salla e edukatës fizike në Mazgit i Poshtëm të Obiliqit. (Ora 12:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, shqyrton planin e punës, si dhe mban diskutim për buxhetin për Komisionin. (Kuvendi I Kosovës, salla N-10, ora 13:00)

Përurohet salla e edukatës fizike në Dardhishtë të Obiliqit. (Ora 13:00)

Mbahet Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës “Mitrovica Print 2023”. (Galeria e Arteve “Kadri Kadriu”, Mitrovicë Veriore, ora 17:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024