Ngjarjet e datës 31 mars
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Lëvizja FOL prezanton gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022. Me këtë rast do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” – për dedikim në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore.  (Hotel “Swiss Diamond”, ora 11:00)

Kryetari i Federatës Sindikale të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, mban konferencë për medie lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë. (Spitali “Isa Grezda”, Gjakovë, ora 11:00)

Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel, ora 11:00)

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna, mban konferencë për media. (MAShTI, kati I, ora 11:30)

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret në takim shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 12:15)

Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për media.( Selia qendrore e LDK-së, ora 12:30)

Përurohet hapësira e projektit “Rrugët për Fëmijë”, përreth shkollës fillore të mesme të ultë “Elena Gjika” e dedikuar për sigurinë e nxënësve dhe komunitetin e asaj lagjeje. (Shkolla “Elena Gjika”, ora 13:00)

Mbahet diskutim me temën “Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Pjesëmarrës në panel do të jenë: Olivier Guérot - Ambasador i Francës në Kosovë, Jorn Rohde – Ambasador i Gjermanisë në Kosovë, Milica Rakić Andrić - menaxhere në Nismën e Re Sociale, Lulzim Peci – drejtor i KIPRED.(Qendra mediale , Çagavicë, ora 15:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës për vitin 2022. (Hotel “Emerald”, ora 17:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024