Ngjarjet e datës 31 korrik
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Podujevës. (Salla e mbledhjeve, ora 10:00)

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje mban konferencë për media në përmbyllje të sesionit pranveror parlamentar. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit. (Salla e mbledhjeve, ora 10:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj merr pjesë panairin turistik “Promovimi i potencialeve turistike dhe produkteve të rajonit të Zhupës dhe Podgorës”. (Stadiumi i shkollës në fshatin Reçan, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e hapjes së programit të Shkollës Verore, organizuar nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, ku merr pjesë edhe kryetari Shaqir Totaj. (Hapësirat e Lidhjes së Prizrenit, ora 11:00)

Grupi Parlamentar i AAK-së organizon tryezë diskutimi me përfaqësues nga ekonomia, me bizneset e sektorit privat si punëdhënësit më të mëdhenj në vend. (Kuvendi, sallën 506, ora 11:00)   

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetjen e mediave dhe organizatave të shoqërisë civile, mban protestë në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 12:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024