Ngjarjet e datës 30 shtator

Ngjarjet e datës 30 shtator

Mbahet dita e dytë e Konferencës së III-të Rajonale për Promovim dhe Edukim Shëndetësor (Hotel Emerald, ora 09:00)

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Moshuar UNFPA organizon tryezë të rrumbullakët (Hotel “International Prishtina”, Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston ministrin e Financave, Hekuran Murati, si dhe kreun e bordit të ZRRE, Ymer Fejzullahu (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00)

Mbahet takimi i I-rë i Komitetit kyç për Listën e produkteve mjekësore dhe materialeve shpenzuese (Qendra e Zhvillimit të Mjekësisë Familjare, Instituti B, QKUK, ora 10:00)


Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Qasjes në Dokumente Publike, prezantohet raporti i Agjencisë për Informim dhe Privatësi lidhur me realizimin e të drejtës për qasje në dokumente publike nga Ndërmarrjet Publike të Republikës së Kosovës (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:30)

Balkan Green Foundation (BGF) prezanton hulumtimin: “Kriza Energjetike në Ballkanin Perëndimor: Masat e ndërmarra në kohën e rritjes së çmimeve të energjisë” (Zyrat e BGF, ora 12:00)

Nën organizimin e organizatës gjermane GIZ, kryetarët e komunave të Anamoravës nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi (Hotel Astoria, Gjilan, ora 13:00)

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të qëndrojë për vizitë në Kosovë. Pas takimeve do të ketë deklarime për media (Selia e FFK-së, ora 15:00)

Mbahet ceremonia e lansimit të programit “Kosova, shtet i xhudos”. Merr pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 17:00)

Video