Ngjarjet e datës 30 shtator

Ngjarjet e datës 30 shtator

Instituti “Ed Guard” mban tryezë diskutimi për lansimin e studimeve gjurmuese. Merr pjesë ambasadori i BE-së, Tomáš Szunyog dhe ministrja e MAShTI, Arbërie Nagavci. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e gjashtë e Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, pret në takim Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes të Gjermanisë, Thomas Silberhorn. (Ministria e Mbrojtjes, ora 10:15)

Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën “Trajtimi i rasteve të Krimit të Organizuar nga Prokuroria dhe Gjykatat Themelore të Republikës së Kosovës në vitet e fundit”.(Zyrat e GLPS, Rr. Rexhep Luci, ora 10:30)


Organizohet një vrapim për solidarizim me pacientët që vuajnë nga kanceri i gjirit. (Oborri i shkollës, European School of Prishtina në Prishtinë në Çagllavicë, ora 12:00)

Inaugurohet objekti i ri për përpunim të frutave dhe perimeve nga agrobiznesi “Remzije Berisha B.I” (Prugovc, Komuna e Prishtinës, ora 14:00)

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili mban konferencë për media. (Te Tulltorja, Lagjja Arbëria, ora 14:30)

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, mban tubim elektoral në lagjen Kurillë, ku do të jetë prezent edhe kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca. (SHFMU “Motrat Qiriazi”, ora 17:00)

Lexo edhe

Video

error: