Ngjarjet e datës 30 qershor

Ngjarjet e datës 30 qershor

Mbahet dita e dytë e Samitit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional – VET Sami. (Parku i Inovacionit, Prizren, ora 09:00)

Organizata GERMIN mban konferencë për media. (Tek Institucioni i Avokatit të Popullit, ku do të deponohet lënda e ankesës për shkeljen e së drejtës së votës ndaj qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit gjatë zgjedhjeve të parakohshme më 14 shkurt 2021. (Ora 09:30)

Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Në kuadër të Javës së Krenarisë mbahet diskutimi “Shëndeti mendor në kushtet e pandemisë”.  (Fondacioni 17, ora 10:00-12:00)


LDK mban konferencë për medie me temën 100-ditëshi i Qeverisë. (Selia qendrore të LDK-së, ora 11:00) 

Klubi i Rotarianëve Macadam Prizren dorëzon një inkubator mobil për Spitalin Rajonal të Prizrenit “Dr. Prim. Daut Mustafa”. (Spitali Rajonal Prizren, ora 11:00)

Komisioni për Bujqësi nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me organizatën UN-Habitat. (Holli i Kuvendit të Kosovës, 13:00)

Autostrada Biennale, në edicionin e saj të tretë, bashkë me edicionin e pestë të Javës së Krenarisë, në bashkëpunim me Bibliotekën “Pjetër Bogdani” dhe Manifesta 14 Prishtina, do të prezantojnë instalacionin artistik “Lule, mos më harro 2020 – 2021” nga Petrit Halilaj dhe Alvaro Urbano. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 16:00 – 19:00)

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.