Ngjarjet e datës 30 nëntor
Ngjarje
Lexohet për: 3 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Aktivitetet ditore të Ministrisë së Drejtësisë për fushatën ’16 Ditë Aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”:

Ora 07:50-Aktivitet në tren me ANJF Prishtinë-Pejë

Ora 10:00- Townhall në Pejë

Ora 11:00-Punëtori-vetëmbrojtje *Qendra Nacionale e Xhudos, Pejë)

Ora 15:00- Nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit me bashkësitë fetare. (Ministria e Drejtësisë, Prishtinë)

Ora 20:00-Shfaqja “Gratë”. (Teatri Kombëtar, Prishtinë)

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë, organizojnë tryezën e diskutimit “Siguria dhe etika e gazetarëve gjatë raportimit në situata krize”. (Salla e konferencave “Orion”, Prishtinë, ora 09:30)

Ndahet Çmimi mjedisor për shkolla “Dervish Roxhaja” që realizohet për herë të parë në Kosovë, në kuadër të Caritasit zviceran. (Hotel “International Prishtina & Spa”, rruga “Behar Begolli”, Veternik, Prishtinë, ora 09:30)

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) mban konferencën ndërkombëtare “Modelet e dhunës seksuale gjatë luftës ndaj burrave dhe djemve”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 09.30-16:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, konstituon Komisionin. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 09:30)

Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente të komisionit funksional me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për metrologji. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:30)

Mbahet vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Deçanit. (Salla e Kuvendit Komunal Deçan, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Gjilanit. (Salla e Kuvendit Komunal Gjilan, ora 10:00)

Hapet Konventa e Industrisë së Drurit. Marrin pjesë Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. (Hotel “Emerald”,Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet takimi i 237-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Salla e takimeve, kati 6, objekti i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ora 11:00)

Qendra për Kulturë dhe Edukim “Sheshi” përuron leksikonin “Sportistë dhe çlirimtarë”. (Instituti Albanologjik i Prishtinës, ora 12:00)

Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me Shoqatën Handikos organizojnë konferencën  me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, kati 0, ora 13:30)

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të vendosë gurthemelin e çerdhes në Podujevë. (Ora 14:00)

Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 16:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024