Ngjarjet e datës 30 mars
Ngjarje
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, mbajnë konferencë për media, në lidhje me shpronësimet në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës. (Ministria e Mbrojtjes, ora 09:00)

Mbahet seanca përfundimtare e të dëmtuarës, Elvedina Hajdari e mbijetuar e dhunës ne familje.( Pallati i Drejtësisë, ora 09:00)

Në Gjykatën Speciale mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala. (ora 09:30)

Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti raporton Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) lidhur me Planin e Performancës së ZRRE-së për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) organizon tryezë me temën “Gjykimi i krimeve të luftës në mungesë – Veprim i duhur?” ku do të bëhet edhe prezantimi i raportit vjetor mbi monitorimin e gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë gjatë vitit 2022. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e radhës. (Rahovec, ora 10:00)

Komuna e Rahovecit organizon homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve në Retijë dhe Opterushë.( Varrezat e dëshmorëve, ora 10:00 dhe 11:00)

Mbahet punëtoria përmbyllëse e projektit “Ndryshimet klimatike në kurrikulat e arsimit të lartë”.( Fakulteti i Edukimit, ora 10:00)

Mbahet cermonia e lansimit të partneritetit ndërmjet Universitetit Shtetëror të Arizonës (ASU) dhe Universum International College (UNI). Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, do të mbajë një fjalë rasti. (Klan Arena, ora 11:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie mbi temën “Dy vjet qeverisje Kurti II: Cilat ishin arritjet dhe ngecjet që karakterizuan vitin e dytë?”. (GLPS, rr. “Rexhep Luci”, ora 11:00)

Labinot Azemi, aktivist kundër Bullizmit, do të shpërndajë dhurata për fëmijët që po trajtohen nga sëmundje të ndryshme.( Klinika e Pediatrisë, ora 12:00)

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) në bashkëpunim me Programin e USAID për Drejtësi Komerciale, prezantojnë të gjeturat e studimit mbi Perceptimin e Korrupsionit në Kosovë. (Selia e Odës Ekonomike Amerikane, ora 13:30)

Mbahet mbledhja e Bordit të ZRRE-së. ( ora 15:00)

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Verifikimit të Fakteve.( Biblioteka Kombëtare, ora 17:00)

Promovimi i librit “Pse s’ma ka thënë njeri më parë”, i autores Dr. Julie Smith. Për librin do të flasin përkthyesi nga origjinali, Eris Rusi etj. (Libraria “Dukagjini”, ora 18:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024