Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës organizon festë në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e mërgatës në çlirimin e Kosovës. (Sheshi "Skënderbeu" Prishtinë, ora 10:00-23:00)
Në kuadër të Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike Paris 2024, Ambasada e Francës/Instituti Francez i Kosovës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës mbajnë ekspozitën “Les Elles des Jeux” (Femrat dhe Lojërat Olimpike”). (Sheshi “Zahir Pajaziti” Prishtinë, ora 10:00)Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024 - intervistimi i dëshmitarëve: Fadile Dyla, sekretare e Përgjithshme e MASHTI-t, Avni Rexha, ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit të Arsimit Parauniversitar, Drita Kadriu Drejtoria e Arsimit e Komunës Mitrovicë e Jugut. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)
Mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit të donacionit të CT-së për Klinikën e Radiologjisë. Marrin pjesë ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, nënkolonel Ryan Conley dhe Elvir Azizi, drejtor i përgjithshëm SHSKUK. (Pamjet - ora 11:00 tek aparatura e CT, bodrumi i Klinikës Emergjente, prononcimet - ora 11:25 në sallën e konferencave tek Administrata Qendrore - SHSKUK)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës organizon tryezë diskutimi për problematikat e kategorive të lirisë, kërkesat, nevojat e tyre si dhe shoqatave që përfaqësojnë këto kategori. (Selia qendrore e AAK-së, lagjja “Arbëria” Prishtinë, ora 16:00)
Komuna e Rahovecit organizon “Ec për qytetin”, nisma më e re për t’i përfshirë sa më shumë dhe drejtpërdrejt qytetarët në vendimmarrje. (Parku i qytetit të Rahovecit, ora 16:30)