Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Ngjarjet e datës 3 shkurt

Ngjarjet e datës 3 shkurt

Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Podujevës. (Salla e mbledhjeve në ndërtesën e re të Komunës, ora 10:00)

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike mban konferencë me rastin e dorëzimit të ankesës për rastin e hidrocentraleve në Deçan. (Para Pallatit të Drejtësisë, 11:00)

Nisma Socialdemokrate hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit. (Hotel “Venus”, magjistralja Prishtinë-Lipjan, ora 13:00) 

Partia Fjala hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit. (Para Teatrit Kombëtar Prishtinë, ora 13:00)

Byroja Kosovare e Sigurimit mban konferencë për media. (Objekti i Byrosë, Fushë Kosovë, ora 13:45)

AAK bën hapjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit. (Amfiteatri i Lidhjes së Prizrenit, 15:00)

LDK hap fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit në Podujevë. (Restorant “Diamond”, ora 17:00)

Agjenda e fushatës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!


Hapja e fushatës bëhet në Pejë – sheshi “Shkëlzen Haradinaj” me fillim në ora 12:30. Pjesëmarrës do të jenë kandidati për kryeministër Albin Kurti, kryetarja e Kuvendit dhe u.d. presidentja Vjosa Osmani të shoqëruar nga kandidatët për deputetë, nënkryetaren e Lëvizjes  Fatmire Kollçaku, kandidaten nga Lista Vjosa, Donika Gërvalla, kandidaten Rozeta Hajdari dhe kandidatët e tjerë Gramos Agusholli, Faton Peci, Rrustem Leti, Anxhelina Krasniqi, Besnik Zeqiraj dhe Jeton Lajqi.

Në Prishtinë fushata do të hapet në ora 10:00 tek Teatri Kombëtar. Pjesëmarrës do të jenë kandidatët për deputetë Arben Vitia, Avni Dehari, Glauk Konjufca, Fitim Uka, Albana Xharra, Jeta Statovci, Hatixhe Hoxha, Lumnije Mikullovci, Leonora Svarca, Shenaj Shala, Eman Rrahmani, Rreze Duli, Ardian Gola, Hysamedin Feraj dhe Tinka Kurti.

Në Prizren fushata hapet në ora 10:00 në sheshin e Shadërvanit. Pjesëmarrës do të jenë kandidatët për deputetë Artan Abrashi, dr Haxhi Avdyli, Yllza Hoti, Hajrullah Çeko së bashku me Kryetarin Mytaher Haskuka.

Në Ferizaj fushata hapet në ora 10:00 me fillim te Sheshi i qytetit. Pjesëmarrës do të jenë Hekuran Murati, Valon Ramadani, Dimal Basha, Shqipe Metaj Isufi, Ekrem Mustafa, Enveri Haliti, Alban Bajrami.

Në Gjakovë fushata hapet në ora 10:00 me fillim te Çarshia e vjetër. Pjesëmarrës do të jenë kandidatët Agon Batusha, Mimoza Kusari Lila, Jahja Koka, Ali Tafarshiku.

Në Gjilan fushata hapet në ora 10:00 me fillim te Teatri i Qytetit.  Pjesëmarrës do të jenë kandidatët Arbëreshë Kryeziu, Alban Hyseni, Luan Aliu, Arjeta Rexhepi.

Në Besianë fushata do të hapet në ora 12:00 në sheshin e qytetit, me pjesëmarrjen e kandidatëve Fitim Haziri, Fatmir Humolli.  Driton Hyseni, Vendenis Lahu së bashku me kryetarin e Komunës Shpejtim Bulliqin.

Në Mitrovicë në ora 10:00  kandidatët për deputetë e hapin fushatën nga sheshi i qytetit. Pjesëmarrës Armend Muja, Xhelal Sveçla, Arjeta Fejza, Albulena Haxhiu dhe Edmond Pruthi të shoqëruar nga Agim Bahtiri.

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: