Ngjarjet e datës 29 maj
Ngjarje
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Shoqata e Pensionistëve të TMK/FSK dhe simpatizantëve “Elita”, mban tryezën e diskutimit me temën 'Mediat dhe siguria në Kosovë'.(Qendra Rinore në Prizren, ora 10:00)

Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja e përhershme për Kosovën, Viola Von Cramon – Taubadel do të mbajë konferencë për media. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë-përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)

Mbledhja e Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku do të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore; dhe shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022. (Kuvendi, salla C203, ora 13:30)

Me aktivitetin e quajtur "Exploring Through Stories", mbyllet festivali që synonte të promovojë ndërgjegjësimin dhe edukimin për shëndetin menstrual. (Teatri Dodona, ora 19:30)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024