Ngjarjet e datës 29 dhjetor
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbahet ceremonia e certifikimit të ushtarëve të rinj të gjeneratës së dytë të Stërvitjes Ushtarake Bazë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (SUB 02-2023). Në ceremoni pritet të marrin pjesë edhe autoritetet më të larta shtetërore të Kosovës. (Kazerma “Skënderbeu” Ferizaj, ora 09:45)

Nënshkruhet marrëveshja e nën-grantit në mes të Ministrisë së Financave, Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” me vlerë 13.2 milionë euro për projektin “Klima e Përshtatshme për Zhvillimin Urban të Ujërave të Zeza - Prishtinë”. Marrin pjesë ministri i Financave, Hekuran Murati, udhëheqësja e Sektorit për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Ambasadën gjermane Vera Baumann, kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina” Arsim Fetahu. (Objekti i Qeverisë, salla P-38, ora 10:00) 

Prokuroria Speciale mban konferencë vjetore. (Prokuroria Speciale, kati i gjashtë, rruga “Luan Haradinaj”, Prishtinë, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Deçanit mban mbledhjen e radhës. (Salla e Kuvendit Komunal Deçan, ora 10:00)

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit, ora 11:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Pejë, mban konferencën përmbyllëse të vitit.  (Selia e AAK-së Pejë, ora 12:00)

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan, mban konferencë për media. (Zyrat e PDK-së Lipjan, ora 13:00)

Dogana e Kosovës mban konferencë për media mbi të arriturat e vitit 2023. Merr pjesë edhe ministri I Financave Hekuran Murati.  (Drejtoria e Përgjithshme e Doganës së Kosovë, Prishtinë, ora 14:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë, mban konferencë për media. (Selia e LDK-së Podujevë, ora 14:00) 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024