Ngjarjet e datës 28 tetor
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 - 16:30)

Organizata Let’s do it Peja prezanton “Raportin e monitorimit të progresit të zbatimit të strategjisë së rishikuar të ujërave 2023-2027” dhe “Plani i veprimit 2023-2025”, si dhe përmbledhja e politikave për menaxhimin e kanalizimit atmosferik në Kosovë. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 09:30)

Përurohet fluturimi i parë për Amsterdam nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”. (Terminali i udhëtarëve, ANP “Adem Jashari” Prishtinë, ora 10:00)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës.  (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) organizon ceremoninë e shpërndarjes së librit për 30 biblioteka komunale, ku për secilën prej tyre do të dhurohen mbi 600 tituj. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës Prishtinë, ora 13:00)

IPKO Foundation dhe Women in Tech Kosova lansojnë raportin “Gratë kosovare në krye të zhvillimeve të inteligjencës artificiale dhe sigurisë kibernetike”. (Hotel “Swiss Diamond” Prishtinë, ora 14:00)

Promovohet libri “Amanete zemre” i autorit Enver Petrovci. (Libraria “Dukagjini”, sheshi “Nëna Terezë” Prishtinë, ora 18:00)

Voice of Roma, Ashkali and Egyptians organizon takim me gazetarë ku do të adresohen çështje si edukimi, antigjipsizmi, fuqizimi i grave, banimi dhe përpjekjet për parandalimin e martesave të hershme në komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. (Restoranti “Boho” Prishtinë, ora 19:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024