Ngjarjet e datës 28 shtator

Ngjarjet e datës 28 shtator

Delegacioni i lartֻë i MCC, i shoqëruar nga ekipi MFK Energy, takohen me kryeshefin ekzekutiv të Termokosit, Fisnik Osmani. (Termokos Prishtinë, ora 09:00)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, takohet me udhëheqësin e Njësisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Vassilis Maragos (Kabineti i kryetarit, ora 09:50, pamje)

Rinia e Aleancës zhvillon aksion kundër grevës. (Para MASHTI-t, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet shqyrton raportet e shpenzimeve të Kuvendit për 6-mujorin e parë 2022, ato të Bankës Qendrore të Kosovës 2021, si dhe të kursimeve pensionale 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

EC MA NDRYSHE mban konferencën “Zhvillimi i turizmit rural dhe trashëgimisë shpirtërore – Një e ardhme e domosdoshme?”. ( Kino Lumbardhi, Prizren, ora 10.00) 

Komisioni për Shëndetësi takohet me kryesuesen e Bordit të Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës Aida Rexhepi dhe u.d. drejtoreshën e Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu- Raçi. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Mbahet eventi “Ndërlidhja e ofertës me kërkesën në tregun e punës” me moton “Aftësim, Punësim, Zhvillim”, organizuar nga SHEHU ACADEMY në bashkëpunim me projektin e USAID. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega Ferizaj bën homazhe. (Varrezat e dëshmorëve, ora 10:00)


Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) mban konferencë me gazetarë dhe shoqëria civile. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:15)  

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë mban Konferencën Rajonale “Promovimi i Investimeve Rajonale”. (Hotel International Prishtina & SPA, Veternik, ora 11:00) 

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega Ferizaj me rastin e 28 shtatorit, Ditës së Dëshmorëve, mban akademi përkujtimore. (Teatri “Adriana”, ora 11:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës organizon konferencë për medie, me rastin e nënshkrimit të kontratës më të re të sponsorizimit. (Hotel “Swiss Diamond” Prishtinë, ora 11:00) 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, takohet me ambasadorin e Luksemburgut, Eric Dietz (Kabineti i kryetarit, ora 11:30, pamje)

Komisioni për Legjislacion shqyrton në parim Projektligjin për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 13:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, përzgjedh ekspertët. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 14:00)

Konstituohet komisioni ad-hoc për reformën zgjedhore në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 14:00)

Me rastin e 40-vjetorit të LPK-së dhe 25-vjetorit të kalimit të Këshillit të Rrethit të Preshevës në formacion ushtarak të UÇK-së, mbahet akademi mirënjohjeje në mbështetje të Luginës së Preshevës- Kosovës së paçliruar. (Salla e Teatrit të Qytetit Gjilan, ora 17:00)

Video