Ngjarjet e datës 28 shkurt
Ngjarje
Lexohet për: 3 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Iniciativa CorrWatch (e themeluar nga organizatat INDEP, GLPS dhe GAP) organizon Konferencën e Dytë Vjetore “Rritja e Mbikëqyrjes Publike dhe Llogaridhënies Institucionale në Kosovë”. Një fjalë në hapje do ta mbajë ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 08:30)

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Gjykata Speciale në Hagë, ora 09:00)

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor organizon Seminarin Rajonal “Drejt cilësisë më të mirë të ajrit dhe kontrollit të emisioneve”  në kuadër të projektit të JICA-s “Zhvillimi i kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit – Faza 2. (Hotel Emerald, Prishtinë, ora 9:00)

UNICEF në Kosovë lanson raportin “Fëmijët në situatë rruge”, që ofron një profil bazë të fëmijëve në situatë rruge në Kosovë, se çka i ka shtyrë ata në rrugë dhe dokumenton disponueshmërinë dhe pengesat e shërbimeve për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë. (Hoteli Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 09:30)

Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së interviston kandidatët për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, N10, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 10:00)

Organizata “Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime – SIT” mban takim lidhur me rezultatet e SIT të arritura në kuadër të projektit “Rinia për përfshirje, barazi & besim”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

Federata e Xhudos së Kosovës bën demonstrimin e sportit të xhudos,  në shkollën fillore të mesme të ulët “Migjeni”. (Mitrovicë, ora 10:00)

Lëvizja FOL organizon konferencë për media, me ç’rast do të publikoj të dhënat nga monitorimi i zbatimit të aktiviteteve të parapara nga Qeveria e Kosovës në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim, realizimi i të cilave është paraparë të përfundojë në periudhën janar-dhjetor 2023. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, mban konferencë për medie. (Ndërtesa e Komunës, Gjilan, ora 11:00)

Mbahet certifikimi final i grave Rome, "Fuqizimi i Grave të Komunitetit Rom në Prizren nëpërmjet Trajnimit të Rrobaqepsisë". (Prizren, ora 11:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes takon Komisionin e Mbrojtjes së Parlamentit Gjerman.(Kuvendi i Kosovës, C301, ora 11:15)

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist organizon protestë në kundërshtim të vendimit të Gjykatës së Apelit që ta dërgojë në rigjykim lëndën e vrasjes së Marigona Osmanit. (Pallati i Drejtësisë, ora 12:00)

Prezantohet projekti për realizimin e filmit për luftën në Kosove nga Regjisori Hollyëood-it, Loui Mandylor. Në konferencë për media prezantohet projekti "The Liberation War". (Hotel Semitronix - Fushë Kosovë, ora 12:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, mban diskutim rreth kërkesave për sjellje të dokumentacionit. (Kuvendi i Kosovës, N303, ora 14:00)

Hapet ekspozita personale të Valbona Zherkës, të kuruar nga Vesa Sahatçiu me titull ”Shtegtime”. (Galeria e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë, ora 19:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024