Ngjarjet e datës 28 dhjetor
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës mban konferencën e fundvitit për media. (Ministria e Mbrojtjes, ora 10:00)

Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) shpalosin gjetjet e raportit “Mes ambicies dhe realitetit: formimi i ndërmarrjeve të reja publike lokale në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, prezanton punën njëvjeçare të KPK-së. (Salla e takimeve, kati i gjashtë, Prokuroria Speciale e Kosovës, Prishtinë, ora 10:00)

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) prezanton rezultatet dhe zhvillimet e ATK-së. Marrin pjesë ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori ekzekutiv i ATK-së Ilir Murtezaj.  (Zyra qendrore e ATK-së, këndi i rrugëve “Bill Klinton” dhe “Dëshmorët e Kombit”, Prishtinë, ora 10:00)

Komuna e Shtimes përuron Rrugën e Transitit. Merr pjesë edhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu. (Ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Gjilanit mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi Komunal Gjilan, ora 10:00)

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) bën prezantimin vjetor për 2023. (BQK, Prishtinë, ora 10:30) 

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci prezanton punën njëvjeçare të MASHTI-t. (MASHTI, kati i parë, Prishtinë, ora 11:00)

Policia e Kosovës (PK) publikon të arriturat për 2023. Merr pjesë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha. (Drejtoria e Përgjithshme, salla e administratës së PK-së, Prishtinë, ora 11:00)

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, Prishtinë, ora 12:00)

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, mban konferencën përmbyllëse të vitit. (Holli i MINT-it, Prishtinë, ora 13:00) 

Kryeministri Albin Kurti, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe kryeshefi ekzekutiv të KRU ‘Prishtina’, Arsim Fetahu marrin pjesë në përurimin e fillimit të punëve për ‘Rregullimi e rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Fushë Kosovës në fshatin Bardh i Madh (te përmendorja e ‘Azem Jashanicës’ afër Xhamisë ‘Adem Efenisë’ ora 13:30-13:45), lagjen 028 - 029 (Qendra ‘Fidan Lahu’, ora 13:45-14:00) dhe Sllatinë e Madhe.

Komuna e Shtimes mban takim publik me qytetarë. (Salla e Kuvendit të Komunës së Shtimes, kati i dytë, ora 15:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024