Ngjarjet e datës 27 nëntor

Ngjarjet e datës 27 nëntor

Shënohet 25 vjetori i themelimit të Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës me hapjen e ekspozitës. ( Ora 10:00)

Forca e Sigurisë së Kosovës me rastin e DITËS SË FORCËS, organizon “DITËN E HAPUR’’ nga ora 11:00 deri në ora 14:00. Manifestimi qendror do të jetë në Kazermën “Adem Jashari” në ora 10:00, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë.

Komuna e Malishevës në shënimin e festave të nëntorit, bën homazhe te shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari në këtë qytet. (Ora 10:00)

Komuna e Malishevës në shënimin e festave të nëntorit, bën homazhe te varrezat e dëshmorëve në Malishevë, Kleçkë dhe Prekaz. (Ora 11:00)

Në shënimin e 25 vjetorit të themelimit të Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, bëhen homazhe te varri i Adem Demaçit, në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë. (Ora 12.00)


Mbahet prezantimi i OJQ-së ‘Kodi i Gjeneralëve”, projekt ky i nisur nga udhëheqës të UÇK-së, gjeneralët dhe ish-drejtuesit e institucioneve të sigurisë. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 13:00)

Në shënimin e 25 vjetorit të themelimit të Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, bëhen homazhe në Burgun e Dubravës. (Ora 14.00)

Komuna e Vitisë në shënimin e ditës së Flamurit, bën homazhe te Memoriali “  Richard Holbrooke”, në këtë qytet. (Ora 15:50)

Komuna e Vitisë organizon Ditën e falënderimeve Amerikane, me një program argëtues. (Shtëpia e Kulturës në Viti, ora 16:00)

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “ Shota”, shfaqë koncert kushtuar Ditës së Flamurit, në kuadër të manifestimeve Java e Flamuriti. (Salla e Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 18:00)

Video

error: