Aktivitetet ditore të Ministrisë së Drejtësisë për fushatën “16 Ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore":
Ora 09:00 - Vizitë në shkollën “Xhemajl Mustafa”- ligjëratë për dhunën në orën e parë në shkollat e KosovësOra 10:30 - “ATO janë NE”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)
Ora 11:15 - Diskutim “Dhuna digjitale”. (Shkolla “Naim Frashëri”, Prishtinë)
Ora 14:30 - Vizitë në Klubin e futbollit të vajzave KFV Prishtinë
Ora 15:30 - Tryeza “Investo në gra”
Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, zyra në Kosovë, do të prezantojë raportin “Vorbulla e rrenave” i cili shtjellon rrjetin e koklavitur të dezinformimit në Kosovë. (Hotel “Swiss Diamond” Prishtinë, ora 09:30)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për 2024, nga fushëveprimi i institucioneve të pavarura, të cilat i mbulon Komisioni për të Drejtat e Njeriut. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditën e Forcës, organizojnë “Ditën e hapur”. (Kazerma “Adem Jashari” Prishtinë, ora 10:00-13:00)
Mbahet akademi kushtuar 55-vjetorit të demonstratave të vitit 1968. (Salla e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani viziton kazermën "Adem Jashari", me rastin e Ditës së Forcës. (Kazerma “Adem Jashari” Prishtinë, ora 11:00)
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)
Fondacioni “Hapësirë/a për ndryshim shoqëror” organizon diskutimin “Dialogu dhe proceset tjera: Një muaj më vonë...”. (Qendra Barabar, Hotel “Grand”, kati i katërt, ora 13:00)
Mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK). (KGJK, Prishtinë, ora 14:00)