Ngjarjet e datës 27 maj

Ngjarjet e datës 27 maj

Komisioni për Buxhet dhe Transfere mban mbledhjen, ku do të shqyrtohet kërkesa e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për këtë vit, raporti i shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për tremujorin e parë të 2020, e.t.j. (Salla C203, ora 10:00)

Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, mban mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtohet raporti vjetor të Komisionit të Pavarur për Media, për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:00)


32 organizatave joqeveritare do të dorëzojnë peticionin “Mos na helmoni” kundër deponisë së hirit të Korporatës Energjetike të Kosovës. (Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, ora 13:00)

Linja e Jetës përmbyll kampanjën e ndërgjegjësimit rreth parandalimit të vetëvrasjes me hapjen e një përkujtimore të dedikuar viktimave të vetëvrasjes. (Mbrapa Rektoratit të UP-së, ora 16:00)

 

1 Comment

Comments are closed.

error: