Ngjarjet e datës 27 janar

Ngjarjet e datës 27 janar

Mbahet mbledhja e 276-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Salla e takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, 09:00)

Specializantët protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë. (Ora 10:00)

Mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës mbi gjendjen e pandemisë COVID-19. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)


Gjyshata Bektashiane e Kosovës Teqeja në Gjakovë përkujton njëvjetorin e kalimit nga jeta të ish-kryetarit të Komunitetit Bektashian të Kosovës Baba Mumin Lama si dhe 47-vjetorin e kalimit nga jeta të Baba Musa Himaduna (1900- 1975), njëkohësisht rivarrimin e tij në tyrben e baballarëve bektashian në Gjakovë. (Teqeja Bektashiane në Gjakovë, rruga “Baba Qazim Bakalli”, pranë “Hani i Haraçisë”, ora 11:00)

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama do ta vizitojë Muzeun “Shtëpitë-Shkolla” te familja Hertica, shtëpi këto që u shndërruan në shkolla në periudhën e rezistencës mbarë popullore kundër regjimit serb.  (Ora 12:00)

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) mban konferencë lidhur me situatën energjetike në vend. (INDEP, ora 14:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 15:00)

Lexo edhe

Video