Ngjarjet e datës 26 shtator
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për sesionin vjeshtor 2023. (Kuvendi, Salla N302, ora 09:00).

Vazhdon gjykimi kundër Thaçit dhe të tjerëve. (Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ora 09:00)

Kuvendi i Komunës së Gjakovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, ora 10:00).

Kuvendi i Komunës së Rahovecit mban mbledhjen e radhës. (Salla e KK. Rahovec, ora 10:00).

Agjencia për Informim dhe Privatësi  (AIP), me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Qasje Universale në Informacion, e cila shënohet më 28 shtator organizon  aktivitetet e Javës së Informimit me moton “Bashkë ta forcojmë transparencën”.   (Hotel “Sëiss Diamond”, ora 10:30).

Ministri i Mbrojtës, Ejup Maqedonci raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvend, salla N303, ora 11:00).

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për Lokalitetin Arkeologjik të Dresnikut, ndërmjet  Ministrisë së Kulturës dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Në fillim të ngjarjes ministri Hajrulla Çeku dhe ambasadori Jeffrey Hovenier do të mbajnë fjalimet e tyre dhe më pas do të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimi. (Kabineti i ministrit, ora 11:00).

Me moton “Stop diskriminimit të qytetarëve, solidarizim me familjen e Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku i vrarë në veri”, organizohet takim motivues për organizimin e një Marshi Paqësor. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 11.00).

Punëtorët teknik të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë protestojnë në shenjë pakënaqësie me trajtimin e këtyre punëtorëve lidhur me pagat dhe kushtet tjera. (QKMF, Prishtinë, ora 10:00-11:00).

Promovohet libri “Fatos Krasniqi – kur binin trimat”, të autorit Fitim Çaushi, kushtuar dëshmorit të UÇK-së, heroit të kombit, Fatos Krasniqi. Pjesëmarrës do të jetë edhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari. (Instituti Albanologjik i Kosovës, Prishtinë, ora 11:00).

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për sesionin vjeshtor 2023. (Kuvend, salla N10, ora 13:00).

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.  mban mbledhjen e saj. (Kuvend, salla N302, ora 13:00).

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024