Ngjarjet e datës 26 prill
Ngjarje
Lexohet për: 4 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Shoqata “Organika”, në 10-vjetorin e themelimit, organizon “Konferencën e  Ndërkombëtare për Bujqësinë Organike në Kosovë”. Merr pjesë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci. (Hotel “Emerald”, ora 08:30)

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, do të mbajnë konferencë për media lidhur me masën për kursimin e energjisë elektrike. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00)

Mbahet konferenca “Vajzat në TIK 2023”, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në TIK, edicioni i 9-të me radhë, të cilin IPKO Foundation  e organizon në bashkëpunim me R.I.T Kosovo dhe Women in Tech Kosovo. (R.I.T Kosovo, Kampusi Gërmia, ora 09:00)

Në Klinikën e Urologjisë, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë në Kosovë, realizohet Nefrektomia radikale dhe Cista parapielike të veshkës. Këto intervenime kryhen në bashkëpunim me mjekë nga Klinika e Urologjisë - FIRAT University Elazig Turqi. (QKUK, ora 09:00)

Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) lanson dy skema të reja garantuese – dritareve të FKGK-së: “Gratë në biznes” dhe “Startup”. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 09:30)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit diskuton për Rishpalljen e Konkursit për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor. (Ndërtesa e Kuvendit, N204, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Komunën e Prizrenit.(Shtëpia e Bardhë, ora 10:00).

KRU “Prishtina” nis shkyçjet nga shërbimet e ujësjellësit në të gjitha kategoritë e konsumatorëve për shkak të mospagesave. (Nisja bëhet nga KRU “Prishtina”, ora 10:30)

Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për rastin e arrestimit të Nagip Krasniqit, drejtorit të KEK-ut. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

Bëhet hapja solemne e  panairit ekonomik në Kosovë “Prishtina 2023”. (Prishtina Mall, ora 11:00)

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, mbajnë  tryezën “Projektligji për Shërbime Sociale dhe Familjare, domosdoshmëri për reformën”. Merr pjesë dhe ministrja Albulena Haxhiu. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11:00)

Organizata Turistike e Ulqinit (OTU) organizon konferencë në kuadër të Panairit të Turizmit. Marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit e Malit të Zi, ambasada e Malit të Zi në Kosovë, Organizata Kombëtare e Turizmit të Malit të Zi, Organizata Turistike e Ulqinit, kryetari i komunës së Ulqinit dhe afaristë nga fusha e turizmit. (Hotel “Sirius”, Pishtinë, ora 11:00)

Mbahet konferenca e përbashkët për Media të organizuara nga Veton Berisha, kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane- PLE, Zv. Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë Bashkim Krasniqi dhe Nënkryetari për Komunitete në Fushë Kosovë Suhat Ademi. (Oborri i komunës së Fushë Kosovës, ora 11:00)

OJQ Aksioni Kundër Dhunës dhe Ndërtimi i Paqes, përuron librin “Shoh” dhe shfaqjen e filmit të shkurtë dokumentar për projektin “Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë”.( Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Prishtinë, ora 11:00)

YIHR KS mban aksion rrugor për nder të Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur, me qëllim solidarizimin me familjet dhe kërkimin e përgjegjësisë për fatin zbardhjen e fatit të 1621 personave të pagjetur. (Sheshi “Ibrahim Rugova” para Memorialit të Personave të Zhdukur, ora 12:00)

Komuna e Rahovecit organizon manifestimin e 25 vjetorit të daljes publike të UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut. (Fshati Drenoc, Rahovec, ora 12:00)

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, mbahet koncert solistik nga këngëtari i mirënjohur Edi Furra.( Pallati i kulturës” Asim Vokshi”, Gjakovë, ora 20:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024