Ngjarjet e datës 26 korrik
Ngjarje
Lexohet për: 3 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Shtimes bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Vajnoc, Belinc, Carralevë, Suharekë, Leçkë dhe Koshare (08:00)

Në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Shtimes bëhen homazhe dhe vendosen buqeta me lule te shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari, në sheshin e UÇK-së (Shtime, 09:00)

Bëhet dhurimi vullnetar i gjakut, organizuar nga të rinjtë e fshatit Rashincë, për nderë të ditës së dëshmorëve të Komunës së Shtimes (xhamia e fshatit, 10:00-15:00)

Në Ditën e Dëshmorëve të komunës së Shtimes mbahet akademi përkujtimore (Shtëpia e Kulturës, 11:00)

Në ditën e Dëshmorëve të Komunës së Shtimes bëhet vizitë në Muzeun e qytetit (Sheshi “Ahmet Shtimja”, 12:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione zhvillon takim me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit qeveritar për verifikimin dhe njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, zëvendësuesin e sekretarit të Ministrisë për Financa, Punë dhe Transfere dhe me OJQ-të të cilat ofrojnë shërbime për kategorinë e viktimave të dhunës seksuale të luftës (Kuvendi i Kosovës, N506, 10:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë zhvillon takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog. Mediat mund të marrin pamje vetëm në fillim të takimit. (Kuvendi i Kosovës, C301, 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere (Kuvendi i Kosovës, C203, 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione (Kuvendi i Kosovës, N302, 13:00)

Instituti GAP organizon tryezë diskutimi: “Përfitimet ekonomike nga investimet në efiçiencë të energjisë në Kosovë" (Hotel Sirius, 14:00)

Në ditën memoriale të policëve të rënë në kryerje të detyrës, policia e Kosovës organizon ceremoni përkujtimore në shenjë nderimi dhe përkujtimi për heronjtë e Kosovës, (16:00 - Homazhe pranë Lapidarit, Drejtoria e Përgjithshme e PK-së në Prishtinë, 17:00 - Ceremonia përkujtimore dhe zbulimi i pllakës, Kampi Belvedere në Mitrovicë)

Promovohet libri “Anketa intelektuale” e autorit nga mërgata, Isak Guta (Galeria e Arteve, 17:00)

Në kuadër të Institutit Veror të Teach For Kosova dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zhvillohet diskutimi “Si mundet Diaspora të mbështesë zhvillimin e arsimit në Kosovë?” (R.I.T Kosova, AUK, 18:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024