Ngjarjet e datës 26 gusht

Ngjarjet e datës 26 gusht

Lëvizja FOL mban konferencë për medie me ç’rast do të bëjë publikimin e raportit “(Mos) zbatimi i Ligjit për Deklarim të Pasurisë nga Qeveria Haradinaj, Kurti1 dhe Hoti”. (Në zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

Fillojnë punimet për asfaltimin e dy rrugëve në komunën e Gjakovës. Në ceremonitë e fillimit të punimeve merr pjesë edhe kryetari i Komunës se Gjakovës Ardian Gjini.

Ora 11:30 fillon asfaltimi i rrugës Dol – Pjetershan, ndërsa

Ora 12:30 fillon asfaltimi i rrugës ne fshatin Damjan.


Rrjeti i një sërë organizatash për të drejtat e grave organizojnë marsh protestues: Vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare. (Fillon tek  Ministria e Drejtësisë, për të vazhduar tek ajo e Punëve të Brendshme dhe përfundon pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës, ora 12:00)

 Mbahet ceremonia e dorëzimi të pajisjeve mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pajisje këto të siguruara nga bashkëpunimi i AMC dhe Ambasadës së Japonisë në kuadër të projektit GGP.  (Administrata kryesore në QKUK, ora 13:00)

Mbahet ceremonia e përmbylljes së edicionit të dytë të Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit “Invest in Prizren”, në të cilën do të bëhet edhe shpërndarja e mirënjohjeve. (Salla e kuvendit komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 17:00)

Ipeshkvia e Kosovës organizon Akademi solemne për të shënuar ditëlindjen e Nënë Terezës. (Qendra BogdaniPolis, pranë Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë, ora 19:00)

Lexo edhe

Video