Ngjarjet e datës 25 tetor
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës në Gjykatën Speciale në Hagë. (Ora 09:30)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mban takim me përfaqësuesit e Panelit për Lirim me Kusht / KGJK. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

Shoqëria e Avokatëve “DeJure Law Firm”, dorëzon në Gjykatë Kushtetuese të Kosovës kërkesën kushtetuese në emër të përmbaruesit të shkarkuar privat, Ilir Mulhaxha, nga Ministria e Drejtësisë. (Gjykata Kushtetuese, ora 10:30)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shyrton Raportin vjetor financiar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2022, dhe Raportin vjetor financiar të Agjencisë  Kosovare të Privatizimit për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00).

Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së, konstituohet shqyrton  listen e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 11:00)

Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës bëjnë hapjen solemne të Panairit të Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale “Prishtina 2023”. (Sheshi “Xhorxh Bush”, Prishtinë, ora 11:00)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Këshilli Inicues i Muzeut të Artit Bashkëkohor, mbajnë konferencë për Prezantimin e konceptit themelues të Muzeut të Artit Bashkëkohor të Kosovës. (Menza Ramiz Sadiku, ora 17:00).

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024