Ngjarjet e datës 25 shtator
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Agjencia për Informim dhe Privatësi  (AIP), me rastin e shënimit të 28 shtatorit- Ditës Ndërkombëtare për Qasje Universale në Informacion, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë organizon konferencë me moto: ‘Bashkë ta Forcojmë Transparencën’. (Hotel ‘’EMERALD’’, ora 09:30)

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizon ceremoninë e lansimit të pakos së moduleve për mbrojtjen e fëmijëve. (Hotel Sirius-Prishtinë, ora 10:00-13:00)

Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione. (Kuvendi, salla N204, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi, salla C 301, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

Kolegji "Pjetër Budi", organizon Konferencën Finale “Rritja e kapaciteteve të të diplomuarve për transferim të lehtë në tregun e punës në fushën e industrisë së Doganave dhe Shpedicionit”, në kuadër të projektit të financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës për tryezën e organizuar për shënimin e Ditës Botërore të Turizmit. (ONIX SPA Thermal Resort, në Banjë të Pejës, ora 11:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024