Ngjarjet e datës 25 maj

Ngjarjet e datës 25 maj

Sindikata e infermierëve të Kosovës dhe stafi mbështetës protestojnë para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë. (Ora 09:00-10:00)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon diskutimin publik me temën “Raportet Kosovë-Serbi: Tabelat e veturave dhe një dialog që nuk po lëviz!” (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 9:30)

Komisioni për Buxhet shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtarë jo-ekzekutiv të BQK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Mbahet konferenca përmbyllëse e projektit “Sigurimi i të Drejtave Pronësore të Grave përmes rritjes së Kapaciteteve Institucionale në Kosovë”, të financuar nga UNMIK dhe realizuar nga OJQ “Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi – INJECT”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut diskuton mbi zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. Të ftuar përfaqësues të Organizatës Save the Children. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Mbahet konferenca e projektit YourJob i OJQ Caritas Kosova, ku do të prezantohet i raporti i punës trevjeçare të projektit. (Hotel “Afa” Prishtinë, ora 10:00 – 12:30)

Mbahet Kuvendi i pestë zgjedhor i Partisë Eko Lëvizja e Gjelbër e Kosovës. (Salla e kuqe, hotel “Grand”, Prishtinë, ora 11:00)


Protestë e punëtorëve të Lotarisë së Kosovës. (Para Qeverisë së Kosovës, ora 11:30).

Mbahet edicioni i 21-të i panairit ndërkombëtar EXPOKOS. Hapja solemne bëhet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. (Qendra e Prishtinës, pranë Pallatit të Rinisë, ora 11:00)

Drejtoria komunale e Mirëqenies Sociale organizon kampanjën “Unë s’jap lëmoshë, AS TI! & Bashkë t’i mbrojmë fëmijët në situatë rruge”.  (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 11:00-14:00, nga ora 13:15 kësaj ngjarjeje do t’i bashkohet edhe kryetari Përparim Rama)

Universiteti “Ukshin Hoti” ndan titullin “Dr. Honoris Causa”, për Christopher S. Hyland për angazhimin dhe kontributin e rëndësishëm në kauzën e Pavarësisë së Kosovës. (Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, ora 13:00)

Mbahet takimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 14:00)

Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) organizon debatin me temën “Në mbrojtje të demokracisë: Politikat gjithëpërfshirëse të punësimit kanë rëndësi”. (Objekti i komunës së re Prishtinë, ora 14:00-16:00)

Mbahen konferencat për media të dy skuadrave finaliste të Kupës së Kosovës:

Ora 14:00 – Konferenca e FC Drita (Selia e FFK-së)
Ora 15:00 – Konferenca e FC Llapi (Selia e FFK-së)

Lexo edhe

Video