Ngjarjet e datës 25 janar
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani flet në ngjarjen e nivelit të lartë ekonomik kombëtar Kosova Business Forum (KBF). (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 09:00)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Salla e takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Prishtinë, ora 09:00)

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00-16:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton raportin e Punës së Komisionit për 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Komisioni Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton raportin e punës së komisionit për 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si zbatuese e projektit “Komunat për të Rinjtë”, financuar nëpërmjet mbështetjes së Fondit për Zhvillim Social të Japonisë, Qeverisë së Kosovës dhe i administruar nga Banka Botërore, organizon ceremoninë e ndarjes së granteve për përfituesit e të gjitha komunave partnere.  (Mensa Ramiz Sadiku, rruga “Johan F. Hahn”, Prishtinë, ora 10:30)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Stevo Pendarovski. (Kabineti i Presidentes, ora 11:00, mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e radhës. (Prokuroria Speciale e  Kosovës, Prishtinë, ora 11:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren, mban konferencë për media. (Para Komunës së Prizrenit Shtëpia e Bardhë, ora 11:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024