Ngjarjet e datës 24 shkurt

Ngjarjet e datës 24 shkurt

Mbahet protestë e prindërve kundër vendimit të kryetarit të komunës së Vitisë. (Shkolla fillore e fshatit Koretin, ora 8:00)

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj takon të gjithë njerëzit vullnet mirë për të organizuar mbledhjen e ndihmës së nevojshme për shërimin e Erion Haxhnikaj. (Komuna e Deçanit, ora 08:30)

Mbahet sesioni informues për zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, e cila do të organizohet nga zyra për komunikim publik e zyrës së kryeministrit. (Hotel International Pristina, ora 9:00 – 13:00)

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, organizon tryezë lidhur me taksën 100 përqind për prodhimet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. (Hapësirat e Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

Kostituohet komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

Konstituohet komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës nis zbatimin e dy vendimeve për rrënim. (Rruga “Musa Tolaj”, Lakrishte, ora 10:00)

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, lanëson projektin strukturor Erasmus + “Ngritja e kulturës kërkimore në arsimin e lartë në Kosovë (ResearchCult)”. (MAShT, kati 5, salla 2, ora 10:00)


Demokraci Plus (D+) organizon tryezën ku do të diskutohet mbi dyfishimin e pozitave të nëpunëse civil si rezultat i ristrukturimit të Qeverisë nga 21 në 15 ministri. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

Përurohet libri “Shoqëri e të shtypuri shkronja shqip 1879”. (Amfiteatri i Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, ora 11:00)

Konstituohet komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

Në Klinikën Infektive të QKUK-së, përurohet laboratori i mikrobiologjisë, i ndërtuar me fondet e projektit nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim. (Ora 12:00)

Hapet e ekspozita “Ballafaqimi me të harruarën”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

 

 

 

Lexo edhe

error: